Pas humbjes 2-1 ndaj Manchester United në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve këtë të martë që lamë pas, Julen Lopetegui trajneri i madrilenëve ka fshirë të gjitha rrjetet sociale.
Në profilin e tij në Twitter, në të cilën kishte mbi 140.000 pasues dhe Instagram, trajneri nuk është më.
Mediat vendase shkruajnë se këtë veprim trajneri e bëri, pasi do t’i përkushtohet 100% ekipit dhe ndeshjeve të radhës, duke dashur të mos humbasë më kohë me navigime në rrjetet sociale.
51-vjeçari edhe pse nuk ka qenë një pordorues i rregull i këtyre rrjteve ka pasur shumë ndjekës, shkruan As55.
(E.V/Faxweb.al)