Shumëllojshmëria e kulturave në botë është një pasuri e madhe, që duhet të vlerësohet dhe të ruhet. Ndonjëherë një sjellje e lejuar diku është e ndaluar në një vend tjetër, ndaj është e rëndësishme që të paktën të keni disa informacione themelore, veçanërisht kur udhëtoni, për rregullat që duhet të respektoni.
Për shembull, këtu është një listë e gjërave dukshëm të padëmshme që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë në shtete të tjera: Një njeri i paralajmëruar është gjysmë i shpëtuar.
1-Përtypja e një çëmçakëzi në Singapor
Në vendin e vogël aziatik, shitja e çamçakëzëve është e ndaluar, ndaj mos e merrni me vete nëse nuk doni të akuzoheni për trafik ilegal.
2-Veshja femërore në vendet myslimane
Në shumë vende myslimane femrat duhet të mbulojnë krahët dhe këmbët, në Arabinë Saudike mund edhe të arrestoheni.
3-Autostradat gjermane
Në Gjermani është e paligshme që të ngelesh pa benzinë më autostradë, sepse është një rrethanë lehtësisht e evitueshme, që sjell nevojën e ndalimit dhe daljes nga makina, situatë e ndaluar.
4-Kaktusi në Arizonë
Në këtë shtet amerikan vjedhja e kaktusit, apo bimëve të tjera është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.
5-Bashkëjetesa në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ligji i shtetit ndalon bashkejetesën para martesës, dhe dënohet me burg.
6-Shën Valentini në Arabinë Saudite dhe Pakistan
Në këto vende festimi i Shën Valentinit konsiderohet sakrilegj, sepse largon dashurinë ndaj zotit dhe si pasojë është edhe e dënueshme.
7-Puthjet në publik
Puthjet në publik janë të dënueshme në Iran, Emirate të Bashkuara, Pakistan, Indi, Indonezi dhe Tajlandë.
8-Të ngrënit në publik gjatë Ramazanit
Nëse ha në publik gjatë Ramazanit, me shumë mundësi mund të përfundosh edhe në burg.
9-Të ofendosh mbretin e Majlazisë
Jo vetëm mbretin, por nëse ofendon një anëtar të familjes mbretërore është e dënueshme me burg.
10-Pirja e alkoolit
Pirja e alkoolit bie ndesh me ligjin islamik, ndaj edhe mund të arrestoheni.
(J.D/Faxweb.al)