Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet tip Furgon. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vojnik në rrethin e Dibrës, ku është përplasur për vdekje këmbësori me iniciale I.B.
Gjithashtu raportohet se pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.
“Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtueseve të automjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(M.Q/Faxweb)