Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur me një pushues në Ksamil.
Një 43 vjeçar nga Burreli, i identifikuar me emrin Defrim Valteri, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, pas një zhytje të gabuar në det, ka hasur në shtresë rëre dhe për rrjedhoje ka pasur thyerje të shtyllës kurrizore.
Sipas diagnostikimit në termat mjeksor atij i është shkatuar “fraktur me luksacion vertebra c4-c5 cervikale me pareze të plotë të ansive të sipërme dhe të poshtme”.
Pas ndihmës se parë në Ksamil 43 vjeçari është transportuar me helikopter në Tiranë.