Ndërsa temperaturat në Gjermani janë rritur gjatë javëve të fundit, fabrikat e birrës në vend kanë filluar të përballen me një mungesë të shisheve të birrës.
Qershori ishte 2.4 gradë celsius më i nxehtë se mesatarja ndërsa korriku 3.3 gradë celsius më i nxehtë, dhe birra e ftohtë, është e shumëkërkuar.
Por, suksesi në shitje, po i vendos fabrikat e birrës nën presion, pasi shumë prej tyre tani nuk kanë më shishe…Birraritë i kanë bërë apel njerëzve të kthejnë shishet bosh sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ato të arrijnë të përballojnë furnizimin.
Shishet e qelqit, të përdorura nga shumë fabrika birre, kanë një depozitë të vogël për to në gjermani dhe konsumuesit e birrës pritet që ti kthejnë prapa në dyqan kur të marrin sasinë tjetër. Kanoçet që përdoren në pjesën tjetër të botës janë, janë më pak të zakonshme dhe shumë birrari përdorin shishet me etiketa që janë të vështira të zëvendësohen.
“Na duhet ndihma juaj. Moti i nxehtë plus shumë birrë është e barabartë me shumë etje”, shkruante në faqen e saj të Facebook-ut një prej prodhuesve gjermanë. Temperaturat kanë shënuar rekorde të reja në gjermani këtë vit me 39.2 gradë celsius të regjistruara të martën në qytetin lindor Bernburg.