08:59 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari ngre alarmin: Qytetarët e Delvinës rrezikojnë të helmohen nga përzierja e ujit të pijshëm me naftë (Video)

21:25 | 02/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari ngre alarmin: Qytetarët e Delvinës rrezikojnë të helmohen nga përzierja e ujit të pijshëm me naftë (Video)

Gazetari Artan Hoxha, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka denoncuar një rast flagrantë nga qyteti i Delvinës. Gazetari shkruan se Delvina rrezikonë jo vetëm të mbetet pa ujë, por të helmohen njerëzit për shkak të përzjerjes së ujit të pijshëm me gaz natyror dhe naftë.

Më tutje ka shtuar se ky është një rast i përsëritur në këtë vend, ku një kompani hidrokarburesh “Delvina gaz compani LTD” ka nisur punime për më shumë se një javë, në pusin numër 12 të qytetit.

E njëjta situatë, sipas gazetarit ka nodhur edhe në vitin 2012, ku për shkak të shpimeve me lendë plasëse, sasit e gazi natyror dhe naftës shpërthyen duke vërshuar në vendburimin e ujit të pijshëm që furnizon Delvinen dhe zonën përreth, duke alarmuar banorët.

Statusi i plotë:

“Qytetaret e Delvines rrezikojne jo vetem te mbeten pa uje por te helmohen per shkak te perzierjes se ujit te pishem qe furnizon qytetin, me gaz natyror dhe nafte. Nuk eshte hera e pare qe nje histori e tille perseritet ne qytetin e vogel te Delvines dhe zones perreth.

Nje kompani hidrokarburesh “Delvina gaz compani LTD” me administrator shtetasin e huaj Douglas C Nester, ka nisur prej me shume se nje jave punimet ne pusin numer 12, me vendodhje mbi qytetin e Delvines. Banoret vendos kane pare kete radhe te jene punesuar kryesisht shtetas kinez.

Per shkak te shpimeve me lende plasese ne vitin 2012, sasi gazi natyror dhe nafte shperthyen duke vershuar ne vendburimin e ujit te pishem qe furnizon Delvinen dhe zonen perreth. Banoret jo vetem mbeten pa uje por rrezikuan edhe shendetin si rezultat i helmimit te ujit. U desh nderhyrja e organeve shteterore qe te nderpriteshin punimet. Por u desh shume kohe qe situata te normalizohej. Ndersa banoret e Delvines po prisnin te perfundonte rikonstruksioni i rrjetit te furnizimit per ujesjellesin e qytetit jane vene para nje situate shume te rende. Per me teper kur ndodhemi ne muajin me te nxehte te stines se veres dhe banoret nuk kane alternative tjeter.

Pushteti vendor nuk ka asnje autoritet per te nderhyre qe kompania “Delvina gaz compani LTD” te nderprese punimet per te mos demtuar me tej ujesjellesin e Delvines. Banoret i bejne apel pushtetit qendror dhe kryeministrit Rama, te nderhyje sa me shpejt te jete e mundur ne te kundert pasojat do te jene te pallogariteshme.

 Shpimet e puseve te hidrokarbureve ne Delvine kane nje histori me shume enigma e pasoja per ambjentin dhe komunitetin lokal. Gjithnje pas kompanive te shfrytezimit fshihen emra te panjohur dhe administrator te huaj, te cilet shfaqen me buje duke premtuar punesime dhe zhduken pa zhurme pa mbushur ende vitin. Fillimisht zona eshte shfrytezuar nga kompania STREAM OIL LTD, me pas ATLANTIK, dhe pas tyre emra fantazem qe shesin dhe blejne aksione nga viti ne vit.

Me poshte pamje video nga pusi nr 12 mbi qytetin e Delvines…”

(E.V/Faxweb.al)

 

Pas

Kjo është shenja më me fat e Horoskopit për muajin gusht

Para

Fansja e ofendon rëndë, Noizy i kujton mesazhet private: Nuk je në preferencat e mia

Para
Fansja e ofendon rëndë, Noizy i kujton mesazhet private: Nuk je në preferencat e mia

Fansja e ofendon rëndë, Noizy i kujton mesazhet private: Nuk je në preferencat e mia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.