Autoritetet italiane kanë zbuluar 156 mijë euro të padeklaruara në portin e Barit, të cilat kishin destinacion Shqipërinë.
Siç shkruajnë mediat italiane të përfshirë në eksportim kanë qenë shtetas të kombësive të ndryshme, dy kosovarë, një gjerman, një shqiptar, një shtetas Italian, një algjerian dhe një serb.
Ndërkaq limiti i parave të padeklaruara që mund të ketë një udhëtar me vete, është 10 mijë eurove. Të gjithë ata sipas policisë italiane e kishin kaluar shumën e lejuar, ndaj edhe është bllokuar.
(J.D/Faxweb.al)