Ka nisur seanca dëgjimore për Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër. Sipas ILDKPKI Dollapaj nuk ka fshehur pasurinë, por ka bërë një deklarim të saktë në përputhje me ligjin.
Prokurori Dollapaj ka një apartament në Bajram Curri 76 metra katrorë të blerë 2 milionë lekë, një shtëpi banimi në Tiranë dhe një shtëpi në ndërtim në Valbonë.
Për shtëpinë në Tiranë, subjekti ka deklaruar se është blerë me një kredi prej 5 milionë lekësh dhe një hua 25 mijë euro e marrë nga kunati. Ndërkaq mësohet se shtëpia në ndërtim në Valbonë është e nënës së tij. KPK ka konstatuar se nga ana e relatorit nuk ka dokumentacione të sakta për 7 mijë dollarë të dhuruara nga motra.
Kujtojmë që Arben Dollapaj ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme, ku pati edhe përplasje direkte me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe, Adriatik Llalla. Ai u largua nga posti dhe u transferua në Shkodër, në Apel. Nuk munguan edhe akuzat e tij ndaj Lallës, duke e konsideruar si hakmarrje personale e tij, pas qëndrime kundërshtuese.
(J.D/Faxweb.al)