03:52 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vazhdon aksioni i tatimeve, bllokohen 6 hotele dhe restorante në veri të vendit

15:17 | 03/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdon aksioni i tatimeve, bllokohen 6 hotele dhe restorante në veri të vendit

Tatimet kanë vazhdur me bllokimin e hoteleve dhe restoranteve edhe ditën e stome, ku këtë herë janë përqëndruar në zonën veriore të Shqipërisë.

Mësohet se Struktura e Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Rajonit Verior janë ndalur me kontrollet e tyre në plazhin e Velipojës, Shëngjinit, Tale, Patok, Razëm, Valbonë, etj.

Nga bilanci i bërë prej strukturës rezulton se nga data 22 qershor janë kryer në total 890 kontrolle, nga të cilat 375 kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 12.5 milionë lekë.

Mësohet se nga verifikimi i kryer rezulton:

– 43 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore me aktivitet hoteleri, bare-restorante etj;

– 9 subjekte rezultuan me mospajisje me kasë fiskale dhe 26 subjekte për mosmbajtje kase në gjendje pune;

– 71 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e parë);

– 6 subjekte rezultuan me “moslëshim kuponi tatimor” (herë e dytë). Për këta tatimpagues u mor masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike;

– 55 subjekte rezultuan me punonjës të padeklaruar;

– 58 subjekte rezultuan me mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor (fatura);

– 14 subjekte rezultuan me shitje pa faturë tatimore;

– 55 subjekte rezultuan me mungese dokumentacioni, kontrata qeraje, etj.;

– 38 subjekte rezultuan me shkelje te tjera te legjislacionit tatimor.

Subjektet që rezultuan me mos lëshim kuponi hera dytë janë:

– San Francisco, me vendndodhje në Pedonale Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Taverna Bixhisteni, me vendndodhje në Pedonalja e Molos Shkodër. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Restorant Gjakova-Grill, me vendndodhje në Shëngjin. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Vila Aurora, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Shisha Room, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Ferdinand Lukani, me vendndodhje në Velipojë. Është penalizuar për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Si rezultat i penaliteteve për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje xhiros me 30%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qëllimi kryesor i këtyre kontrolleve është edukimimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, si dhe nxitja për të realizuar në kohë pagesat.

(E.V/Faxweb.al)

 

Pas

Dy vjet nga vdekja e Pëllumb Marnikollaj, flet babai: Djalin ma vranë, grekët tentuan ta varrosin pa na lajmëruar

Para

Video/ Kuksianët festojnë Ditën e Gjallicës, çfarë rituali ndjekin banorët për festimet

Para
Video/ Kuksianët festojnë Ditën e Gjallicës, çfarë rituali ndjekin banorët për festimet

Video/ Kuksianët festojnë Ditën e Gjallicës, çfarë rituali ndjekin banorët për festimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.