14:38 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më bëri të qartë fundin”, biznesmeni kërcënon me jetë Rudina Xhungën. Gazetarja e denoncon në Prokurori!

15:37 | 03/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më bëri të qartë fundin”, biznesmeni kërcënon me jetë Rudina Xhungën. Gazetarja e denoncon në Prokurori!

Gazetarja e njohur, Rudina Xhunga është kërcënuar nga një biznesmen, për shkak të një shkrimi të publikuar në portalin “Dritare.net” që nxirrte keq agjencinë turistike, në pronësi të tij. Ka qenë vetë Xhunga, ajo që ka zbuluar se ka paraqitur në Prokurori kallëzimin penal për këtë biznesmen.

“Enver Mehmeti pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve, prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste .E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë. Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë. I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha. Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën”, shkruan Xhunga.

Nga Rudina Xhunga

Dje paraqita  kallëzim penal në Prokurori. Për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë. Enver Mehmeti  pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve , prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste. Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova. E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë.

Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë. I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha. Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën. Unë jam gazetare e një jete, 20 vite prej të cilave, dy muaj, çdo  vit ia kam kushtuar turizmit. E kam bere, apo jo? Ma thuaj tani, jo ne përcjellje!

Nuk kam bërë kurrë gazetarinë e dekoltesë ose portofolit, kam bërë e bëj gazetarinë e zemrës. Kam bërë emisione në kasolle që u bënë hotele, në hotele që u bënë resorte, ne jugun,  që po bëhet  Amalfi ynë, Parga jonë, në veriun që u bë Zvicra jonë, sepse e dua këtë vend dhe ia shoh të ardhmen që do i vijë, një ditë, prej turizmit. Dhe nëse ky njeri që më kërcënon, e di, por nuk do t’ia dije, atëherë e paskam prekur tek ajo çfare mund të fshehë, ose ai pas të cilit mund të fshihet.

Nuk i besoj përrallave me biznesmenë që nxehen e nxihen se media i përlyen. Hyr në tripadvisor, shiko gjithë komentet negative për një hotel dhe përgjigjet që jep administratori apo menaxheri. I përgjigjen çdo klienti. Ky që të dënon me vdekje,  pse ankohesh, nuk është njëri prej tyre. Kush nuk sqaron, por kërcënon diçka po fsheh. E dini ku shkojnë paratë e shqiptarëve për turizmin?  E dini ku shkojnë më shumë shqiptarët me pushime?

Nuk janë në tokën tonë, as në detet tona, janë ne avionët që vijnë e kthehen nga Turqia. E dini  si është qielli në orën 3 te mëngjesit, plot me njerëz që ikin e vijnë nga Tirana e Antalia, me avionë që i ruan zoti. ( Temë për të investiguar kjo. Se sot agjencitë mund të të paguajnë t’ju mbrosh imazhin, po nesër mund të jesh ti në një avion që bie, e të vdesësh me klering). Ata që shkojnë Turqi, s’ka dyshim që kënaqen, japin kursimet e një jete, nuk paguhen të shkojnë.

Por nëse njëri prej tyre guxon ankohet në media ,  për pak më shume dinjitet, ja çfarë e pret! Kur më dënojnë mua me vdekje, atë e vrasin pa gjurmë. Kjo sepse nuk flasim. ” E kujt i bëhet vonë për mua, ndaj unë s’po flas. Mos fol se të ikën koka. ” Po ç’e dua kokën unë, kur më duhet vetëm ta mbaj ulur?! Dje dorëzova një kallëzim penal për kërcënim jete. Sepse dua mbrojtje prej  një njeriu që me paratë e mia dhe të tuat, ka bërë paratë të më mbysë fjalën dhe shuajë mua. Sot është radha ime, të kërkoj çfarë i trimëron enverët, dhe do të flas e bërtas që kur të të ndodhë ty, të thuash , “edhe mua”, jo të tërhiqesh si qytetar i dorës së dytë, se ai ka lekë e të bën gjëmën, ti je një mizë a një flutur qe s’bën dot dëm.

Dije, që siç ia jep ti lekët, ti ia dhuron edhe pushtetin, me heshtjen tënde.

Dije, një flutur e sjell ortekun. Ndaj e kallëzova penalisht biznesmenin që më kërcënoi me jetë.

Pas

Video/ Kuksianët festojnë Ditën e Gjallicës, çfarë rituali ndjekin banorët për festimet

Para

Nëna e Osama bin Ladenit flet për herë të parë, pas sulmeve të 11 shtatorit: Djali im ishte shumë i ndrojtur, ndryshoi pas…

Para
Nëna e Osama bin Ladenit flet për herë të parë, pas sulmeve të 11 shtatorit: Djali im ishte shumë i ndrojtur, ndryshoi pas…

Nëna e Osama bin Ladenit flet për herë të parë, pas sulmeve të 11 shtatorit: Djali im ishte shumë i ndrojtur, ndryshoi pas…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.