Deputeti i Partisë Socialiste Fadil Nasufi i ftuar në Fax News foli për ecurinë e Reformës në Drejtësi.
Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të mira që ka ndërmarrë vendi ynë.
“Vetting është një arritje shumë e madhe. Reforma në Drejtësi është në rrugë të mbarë. Vendi pa gjykatë Kushtetuese ishte produkt i Vettingut dhe duhen gjetur mekanizmat e duhur për të mbyllur këtë vakuum.”
Më tej Nasufi u pyet për ligjin për magjistratët, ku ai theksoi se është i nevojshëm bashkëpunimi midis maxhorancës dhe opozitës.
“Ligji për magjistratët do të jetë një ligj si produkt i maxhorancës dhe opozitës. Por këtu në Shqipëri gjuha e bashkëpunimit ulja nëpër tryeza është ende e vështirë. Besoj se do të negociohet, siç ndodh shpesh herë në vendin tonë ndërmjet ndërmjetësve ndërkombëtar.
Si mund ta kapi maxhornaca sistemin e drejtësisë. Të gjitha këto janë të parashikura në ligjin e votuar nga opozita. Ato ndihen të keqardhur për arsye se ato që po largohen janë klientela e tyre. Nuk ka klientelizëm këtu apo kapje poltike.”
Për sa i përket një bashkëpunimi midis opozitës dhe maxhorancës, Nasufi u shpreh se kryeministri Rama ka shprehur gjithmonë dispozitën për të bashkëpunuar me opozitën.
“Kryeministri Rama ka shprehur predispozitën e tij për bashkëpunim. Kështu jo për arsye votash, por për arsye të ndryshimit të mentalitetit dhe për një qeverisje për të gjithë shqiptarët.
Ka ardhur koha që të fusim gjuhën e atdhedashurisë midis partive që të realizojmë reformat. Edi Rama gjithmonë ka shtrirë dorën për të bashkëpunuar, për një platformë që vë interesin e gjithë shqiptarëve siç është dhe hapja e negociatave. Duhet të bashkëpunojmë për 5 prioritete e BE-së që duhet të plotësoje Shqipëria, për të gjitha ligjet që kërkojnë edhe mbështetjen e opozitës. Kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Gjuha politike duhet të ndryshojë dhe jo një gjuhë konfliktuale që nuk merret me përmbajtjen.
Dominon retorika dhe metaforat reciproke dhe batuta dhe jo marrja me problemet madhore. Nëse ky bashkëpunim i jep fund një herë e mirë kësaj politike të vjetër kjo do të ishte pozitve.”
(M.Q/Faxweb)