Sot, rreth orës 12:00, një person me inicialet Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar linjën që furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës). Kabulli u demtua teksa po gërrmohej për riparimin e murit rrethues.
Menjëhere, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durres kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndersa nga ana e teknikëve tanë po punohet për riparimin e dëmit dhe rikhtimin sa me të shpejte të energjisë elektrike.