Është arrestuar në flagrancë shtetasi A. N., vjeç 30, banues në Durrës, pasi në banesë, dyshohet se ka plagosur me pistoletë në këmbë bashkëshorten E.N, 28 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ku pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar nga spitali, duke iu shmangur hetimeve. Punohet për gjetjen e pistoletës. Nenet 130/a, 300, 301 e 278/2 të Kodit Penal. Ngjarja pas një konflikti mes çiftit.