Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar se momentalisht është situata e tillë sa e kemi rastin që çështja e Kosovës të zgjidhet përmes kompromisit.
Ai thekson se nuk beson se do të ketë ndonjëherë tjetër rast më të mirë se tani.
Daçiq ka theksuar se kanë ndryshuar qëndrimet e Rusisë, e cila është shndërruar në superfuqi, ndërsa ka raporte shumë më të ngushta me Serbinë se sa para 20 viteve, e gjithashtu ka ndryshuar edhe Amerika dhe politika e saj e jashtme.
Sipas tij, është hapur mundësia për dialog, Serbia ka krijuar marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë, Francën si dhe me Turiqnë, ndërsa me Kinën është bërë partner strategjik.
“Në këtë fazë kemi situatën kur edhe BE-ja po e kupton se problemi kryesor për gjetjen e një kompromisi, janë shqiptarët. Shqiptarët duan që ne ta njohim Kosovën, plus nëse do të ishte e mundur që ta marrin edhe Medvegjën, Preshevën… Kjo do të ishte ideale për ta. Në këtë situatë krijohet mundësia që të vjen deri te zgjidhja e kompromisit. Nëse kemi dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, ka deklaruar Daçiç.
Ai ka theksuar se ardhja e ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, Ves Mitchell, ishte ngjarje kyçe e cila ka ndryshuar raportet e Serbisë me administratën amerikane.
Ai thotë se Mitchell ishte përfaqësuesi i parë i administratës amerikane i cili është interesuar për problemet në Ballkan dhe i cili ka pasur vullnet që të na dëgjoj dhe të ketë mirëkuptim për qëndrimet tona.
Ai thekson se ky është një ndryshim i madh dhe është i vetëdijshëm se kjo për ndokënd ndoshta nuk tingëllon si e mjaftueshme, por për të si pjesëmarrës i kësaj çështjeje me vite, ky është një ndryshim i madh.
Duke folur për dialogun Prishtinë-Beograd, ai thotë se Serbia ka mungesë idesh, sepse ekzistojnë njerëz të cilët sa herë që duhet mbrojtur vendin, gjejnë ndonjë shkas që mos ta bëjnë këtë.
I pyetur të komentojë atë që Kisha refuzon të pranoj njërën prej zgjidhjeve mundësinë e ndarjes së Kosovës, ai ka theksuar se nuk sheh zgjidhje më të mirë se kjo dhe ka shtuar se ndoshta ai është i vetmi në Serbi që ka ofruar cilindo zgjidhje.
“Kjo është zgjidhje që atje ku populli serb është shumicë, e ky nuk është vetëm veriu, që të lidhet me Serbinë qendrore, unë nuk shoh zgjidhje më të mirë, përveç nëse dikush mendon se me ndonjë çudi mund të ndryshohet struktura nacionale në Kaçanik, Gllogovc”, ka theksuar ai.
Duke theksuar se ndoshte për Kishën koha është kategori relative, Daçiç ka thënë se për njerëzit në Kosovë kjo është kategoria reale dhe për këtë duhet të vjen deri te zgjidhja.
“Nëse shqiptarët pranojnë që të jenë autonomi në Serbi, unë jam absolutisht për këtë. Kush e kërkon dhe e do ndarjen? Nëse është e mundur ndonjë gjë tjetër, me siguri se nuk do ta propozoja një gjë të tillë. Shqiptarët mendojnë se sipas modelin ‘Stuhia’ mund ta zgjidhin çështjen e Kosovës dhe ndohta për disa serbë është më mirë që ushtarakisht ta humbin Kosovën dhe pastaj të thonë se ne nuk kemi pranuar asgjë”, ka përfunduar Daçiç. /ZËRI/