Vijon edhe sot protesta maratonë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij juristi Çlirim Gjata i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për krahasimin fyes sipas tij që ai u bëri qytetarëve dhe atyre artistëve që mbrojnë godinën duke I krahasuar me një “gavatë uji” që po të hidhet në oqean nuk i zvogëlon sasinë e kripës.
“Gavata e ujit” ishin sipas tij 200 protestuesit në mbrojtje të godinës, kundër 1 milionë të tjerëve që sipas tij ishin pro shembjes dhe ndërtimit të teatrit të ri.
Juristi Çlirim Gjata duke pasur parasysh këtë deklaratë të Veliajt u shpreh se kjo ishte një fyerje e papranueshme dhe ai duhet të heqë dorë nga të tilla deklarata.
“Tani ça ti them unë atij, legen? Nuk u nisa këtu për të fyer, por problemi është që kryetari i bashkisë do duhet të ketë kujdes me fjalët që përdor, tani lëri këto se nuk të shkojnë, lëri fyrjet. Nuk dini diçka tjetër për tu thënë njerëzve. Këta 200 njerëz që i krahasove me një gavatë uji paguajnë rrogën tëndë, aq sa pagyajnë”, tha ndër të tjera Gjata, i cili duke iu referuar kthimit të ligjit nga presidenti dhe deklaratës së Veliajt pas këtij vendimi se do të miratohet sërish, theksoi se kryetari i bashkisë në radhë të parë duhet të kishte parë se pse e ktheu presidenti, anën ligjore, sepse kjo është shumë e rëndësishme.(B.H/FAXWEB)