Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Milano të Italisë, ku një shqiptar është plgosur rëndë. Bëhët fjalë për një 64-vejçari, ku mediat italiane nuk japin detaje për emrin tij.
Mësohet se 64-vjeçari është plagosur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.
Sipas përshkrimit që kanë bërë mediat italiane, skena e aksidentit ka qenë e tmerrshm, ku mjeti ka kaluar siper trupit të shqiptarit.
Më pas personi i cili drejtonte mjetin është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë të plagosurit.
Ai u transportua me ambulancë pas disa minutash por gjendja e tij është shumë kritike sipas mediave italiane. Raportohet se shqiptari është në gjendje kome.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe prangosjen e shkaktarit të aksidentit.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post