Në një kohë që në Kosovë por edhe në Shqipëri ka plasur një debat I gjerë pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ me Serbinë, kryeministri I KOSOVËS Ramush Haradinaj do të jetë nesër në Shqipëri.
Haradinaj, nesër viziton Bashkinë e Vlorës, ku edhe do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.
Ai me këtë rast do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.
Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës.
Ajo që vihet re është që në agjendë mungon një takim me kryeministrin Rama, i cili duhet thënë që ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Thaçi, ndërsa me Haradinajn ai është përplasur jo pak për shkak të deklaratave rreth demarkacionit.
Nuk dihet nese do te ketw nje takim informal mes dy kryeministrave.
Kujtojmë që Hradinaj ka kundërshtuar në mënyrë kategorike propozimin e Thaçit për kufijtë, ndërsa ende nuk dihet mednimi i kryeministrit të Shqipërisë rreth kësaj çështjeje.
Agjenda e Haradinajt:
ORA: 11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
ORA: 11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;
ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;.
(B.H/Faxweb)