“Nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim territoresh vetëm korrigjim të kufinjve”. Kështu është shprehur Hashim Thaçi president i Kosovës. Ndërkohë ky i fundit ka kërkuar dhe demarkacionin e 400 km kufinj me Serbinë. Duke e parë të pamundur marrëveshjen me Serbinë, Thaçi është shprehur i vendosur për mosshkëmbim territoresh. Por sipas tij “nuk do të ketë ndarje, por autonomi për serbët në Kosovë’.
“Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale.
Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika’, tha Thaçi gjatë konferencës për mediat në selinë e presidencës.