Mehmet Daka 38-vjeç dhe Ervis Daka 31-vjeç, kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi kanë kundërshtuar me dhunë shefin e rendit në Elbasan, A.M
Bëhet me dije se të arrestuarit akuzohen për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.
Nga ana tjetër nuk dihet se për çfarë motivi kanë kudërshtuar shefin e rendit dhe se çfarë shkeljesh kanë bërë që janë ndaluar.
Njoftimi i plotë:
“Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” , Elbasan.
Pasi në lagjen Shënkoll, këta shtetas kanë kundështuar me dhunë shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin A. M.,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.”
(E.V/Faxweb.al)