04:17 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtetet e Bashkuara me sanksione të reja ndaj Rusisë për rastin Skripal

10:45 | 09/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtetet e Bashkuara me sanksione të reja ndaj Rusisë për rastin Skripal

Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione të reja Rusisë, pasi që kanë gjetur se Moska ka përdorur agjent nervor kundër një ish spiuni rus dhe të bijës së tij në Brtitani.

Departamenti amerikan i shtetit tha të mërkurën se me këtë veprim Rusia ka përdorur armët kimike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ish spiuni rus, Sergei Skripal dhe e bija, Yulia, ishin helmuar me ‘Novichok’, një agjent nervor, në muajin mars në qytetin Salisbury në Britaninë e Madhe.

Britania e ka akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmit, gjë të cilën Kremlini e mohon me forcë. Që nga sulmi i marsit, dy shtetas të tjerë britanikë, që nuk kanë lidhje me Rusinë, janë helmuar nga e njëjta substancë.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Heather Nauert, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se sipas Aktit të vitit 1991 për Kontrollin e Armëve Kimike dhe Biologjike, qeveria e Federatës Ruse ka përdorur armë kimike apo biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ose ka përdorur armë kimike apo biologjike kundër shtetasve të saj”.

Ajo tha se sanksionet do të hyjnë në fuqi rreth 22 gushtit. Sanksionet do të strukturohen në dy pjesë, me ndikimin më të madh nga sanksionet fillestare që pritet të përfshijnë ndalimin e dhënies së licencave për eksportin e mallrave të ndjeshme kombëtare të sigurisë në Rusi, njoftoi NBC, duke cituar një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.VOA

Pas

Mësoni se çfarë thotë eklipsi i pjesshëm diellor në 11 gusht dhe ndikimi i tij në 12 shenjat e horoskopit

Para

Ndërhyrja në buxhet, Teliti: Nuk do të ketë rritje pagash, paratë po shkojnë në disa xhepa!

Para
Ndërhyrja në buxhet, Teliti: Nuk do të ketë rritje pagash, paratë po shkojnë në disa xhepa!

Ndërhyrja në buxhet, Teliti: Nuk do të ketë rritje pagash, paratë po shkojnë në disa xhepa!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.