Plehrat kanë pushtuar kufirin Kosovë-Shqipëri, në hyrje dhe në dalje të Morinës.
Pirgjet e mëdha të plehrave krijojnë një imazh jo të mirë për të gjithë numrin e turistëve që duhet të kalojnë në Pikën Kufitare të Morinës.
Hedhja pa kriter e tyre dhe mos reagimi i instancave përkatëse ka sjellë një pamje jo të këndshme për të gjithë personat që kalojnë në një ndër pikat më të mëdha kufitare të vendit.
(E.V/ Faxweb.al)