Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë shtetin fqinj. Këtë herë zjarri ka shpërthyer në Korakovouni në Heraklio të Kretës. Katër automjete me tetë zjarrfikës për momentin po përballen me zjarrin që është afër vendbanimit, por deri tani asnjë shtëpi nuk është e kërcënuar.
Erërat në zonë fryjnë fortë, duke e bërë atë edhe më të vështirë për zjarrfikësit shuarjen e flakëve.
(J.D/Faxweb.al)