Ministri i Jashtëm I Serbisë Ivica Daçiç ka folur me tone të ashpra ndaj vendeve që janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Daçiç ka deklaruar se propozimi për ndarjen e Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi.
“Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë ai.
A e hapët Kutinë e Pandorës, iku tani mbaroi nuk ka më, nuk keni më gojë të flisni. Si nuk ju vjen turp. Ca është kjo hipokrizi’, ka deklaruar ai.
Deklaratat e Daçiç kanë ardhur gjatë takimit me zëdhënësen e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharovan. Sipas tij, për Rusinë është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme për Serbinë.
Kujtojmë që ditën e djeshme ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë por edhe ajo e Gjermanisë ishin shprehur kundër ndarjes së Kosovës pasi sipas tyre kjo do të nxiste destabilitetin e Ballkanit. (B.H/Faxweb)