Ka përfunduar në spital braziliani Ronaldo pas shqetësimeve shëndetësore në Ibiza të Spanjës ku ndodhej me pushime.
“Fenomeni” është diagnostikuar me ftohje të rëndë.
Ai menjëherë u transferua në klinikën “Nuestra Senora del Rosario”, ku i është nënshtruar terapisë intensive. Gjendja e tij, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, është përmirësuar ndjeshëm.
(B.H/Faxweb)