“Cigaret elekronike,mund të dëmtojën qelizat jetike të sistemit imunitar dhe mund të jetë më e dëmshme se sa mendonit më parë”, kështu e ka nisur shkrimin e saj BBC referuar një studimi të fundit.
Hulumtuesit zbuluan se avujt e cigareve çaktivizojnë qelizat imune të rëndësishme në mushkëri dhe nxitsin inflamacionin. Sipas studiuesve jepet këshilla për përdoruesit që të kenë kujdes me abuzimin në përdorimin e tyre.
Megjithatë, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli këshillon se, ato janë shumë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen, ndaj njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin, si një mundësi që u vjen në ndihmë për të hequr dorë nga cigaret.
Studimi eksperimental, i udhëhequr nga prof. David Thickett, në Universitetin e Birmingham, është botuar në internet në revistën ‘Thorax’. Studimet e mëparshme janë fokusuar në përbërjen kimike të lëngut të cigareve elektronike para se të nxirret. Në këtë studim, hulumtuesit krijuan një procedurë mekanike për të imituar cigaren eleketronike në laborator, duke përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga tetë jo-duhanpirës.
Ata zbuluan se avujt shkaktuan inflamacion dhe dëmtonin aktivitetin e makrofagjeve alveolare, qelizat që hiqnin grimcat, bakteret dhe alergenet potencialisht të dëmshëm. Ata thanë se disa nga efektet ishin të ngjashme me ato që shiheshin në duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.
Gjithashtu ata bëjnë thirrje për kujdes, pasi rezultatet janë thjesht në kushte laboratorike, ndaj këshillojnë që studime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar më mirë ndikimin afatgjatë në shëndetin e njeriut. Një studim tjetër i pavarur mbi provat e fundit kundrejt cigareve elektronike ishte publikuar gjatë shkurtit nga Departamenti i Shëndetit Publik të Anglisë.
(E.V/Faxweb.al)