Kreshnik Spahiu përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar një video ku tregon masakrën me prerjen e pishave në Gjirin e Lalëzit.
Spahiu thotë se mafia politike sharron pishat në Gjirin e Lalëzit.
“Mirmëngjes: Patrioti digital sapo më dërgoi masakrën te Gjiri Lalzit. Mafia politike sharron pishat. Meqë media, shteti dhe opozita janë ortakë të këtij krimi, shpërndajeni ju”, shkruan Spahiu, bashkangjitur videos.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga instancat përgjegjëse, por pamjet janë vërtetë të trishta, dhe kjo në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar. (B.H/Faxweb)