Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Italinë, ku në autostradën A10 në provincën e Genovas në Itali, një urë me një gjatësi prej 100 metrash është shembur dhe ka zënë poshtë dhjetëra makina e qindra persona.
Media e shtetit fqinj kanë publikuar pamjet e para nga ky incident.
Nga videot e publikuara shihet një kamion i cili ka frenuar në të qindat e sekondave para se të binte në humnerë.
Nga pamjet e filmuara dëgjohen edhe të bërtiturat e qytetarëve të cilët janë tmerruar nga kjo tragjedi.
Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 22 dhe numri i të plogosurëve ka shkuar në 8.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka reaguar nëpërmjet në postimi në ‘Twitter’, i cili shkruan se po punohet për shpëtimin e sa më shumë jetëve, ndërsa kryreministri Giuseppe Conte, është nisur drejt vendngjarjes.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post