24 persona kanë mbetur të vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar pas rrotullimit të një autobusi nga ashtë kryeqytetit të Ekuadorit Quito, thanë shërbimet emergjente.
Brenda autobusit sipas policisë së këtij shteti kishte edhe udhëtarë venezuelas.
Autobusi, i cili kishte targa të huaja, po ecte në autostradën e lagur rreth 30 km në lindje të Quito kur u përmbys, duke përplasur tre shtëpi në anën e rrugës.
“Numri më i madh i të vdekurve janë kolumbianë, është një aksident shumë i komplikuar dhe po mbledhim informacion”, ka thënë sekretari i sigurisë së Quitos.
“Shumica e viktimave ishin kolumbianë”, tha Juan Zapata.
(B.H/Faxweb)