Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluia një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angel Merkel
Agjencia turke e lajmeve raporton se në këtë bisedë telefonike dy liderët kanë shkëmbyer mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale me në krye Sirinë.
Në këtë telefonat janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale, ku është përmendur edhe që do të realizohet në Berlin në fund të shtatorit mes presidentit Erdogan dhe kancelares Merkel.
Nga burmet poltike mësohet se Erdogan dhe Merkel kanë rënë dakord për një takim mes ministrit turk të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe ministrit gjerman të Financave dhe Ekonomisë në ditët në vijim.
Po ashtu liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok mes Turqisë dhe Gjermanisë përmes vizitave dhe kontakteve të nivelit të lartë
(E.V/ Faxweb.al)