Gilber Caro, një deputet i opozitës venezueliane pothuajse tek sa fliste nga foltorja e Parlamentit është zhveshur pothuajse lakuriq në shenjë proteste kundër presidentit Maduro.
Ai mbajti një fjalim të ashpër ku bëri thirrje për unitet dhe mbështetje të Juan Requesens, 29 vjeç, një udhëheqësi opozitar i akuzuar dhe i burgosur për dyshimin se kishte një rol në një përpjekje për vrasjen e Presidentit Nikolas Maduro më 4 gusht, gjatë një feste ushtarake.
Caro e vlerësoi Requesens si ‘një djalë i shkëlqyer. Një djalë i ri që i dha të gjitha në rrugë .’
“Është momenti. Unë bëj thirrje për unitet në këtë institucion në mënyrë që ne të mund ta mbrojmë atë në mënyrën se si ai në rrugë mbrojti institucionet dhe lirinë e Venezuelës”, tha ai.
Politikani për një çast u ndalua për të hequr pantallonat e tij dhe më pas fajësoi administratën e presidentit për heqjen e të drejtave themelore të të drejtave të njeriut nga ushqimi dhe mjekësia.
Ai vetë kaloi 17 muaj burgim pasi Maduro e akuzoi atë për kryerjen e sulmeve terroriste në vitin 2016, përpara se të rifitoi lirinë e tij në qershor.
Requesens, 29 vjeç, është akuzuar për shtatë akuza, duke përfshirë, terrorizmin, posedimin ilegal të armëve të zjarrit dhe eksplozivëve, tradhëti dhe vrasje në tentativë.
Qeveria me këmbëngul se fraksionet e opozitës komplotuan me sulmues në Miami dhe Bogota, megjithëse nuk kanë treguar ndonjë dëshmi mbështetëse.
Discussion about this post