Një gomone është gjetur e braktisur në një zonë në bregdetin e Sarandës në grykëderdhjen e Bistricës.
Mjeti lundrues 7 metra është pikasur dhe zbuluar nga polcia dhe dyshohet se është një mjet i vjedhur në Greqi më 13 Gusht dhe në pronësi të një italiani.
Mjeti dyshohet se do të përdorej për trafikun e lëndëve narkotike.
Një ditë më parë vetë pronari italian kishte ofruar 2 mijë euro shpërblim për këdo që do të gjente gomonen.
(E.K/FAXWEB.AL)