Reshjet e shiut në Suharekë pos dëmeve materiale nëpër objekte, kanë shkaktuar edhe probleme tjera, siç ishte dhe ndërprerja e dasmës së një çifti.
Në videon e publikuar nga faqja e Televizionit të Prizrenit në Facebook shihen disa momente teksa dasmorët lënë sallën.
Uji që ka hyr në shtëpitë e banimit, po ashtu hyri edhe në një restaurant ku po zhvillohej dasma. Uji që hyri në sallën e dasmave ka bërë që kjo ceremoni të lihet në gjysmë.
Dasmorët u detyruan të zbathen dhe me këpucë në duar të largohen nga aty. Mbrëmë në Suharekë pati vërshime edhe në vende të tjera si pasojë e të reshurave të dendura.
(B,H/Faxweb)