Shqipëria mbetet një ndër vendet më të rrezikuara të shpopullimit dhe kjo vjen për një sër arsyesh. Të dhënat e INSTAT tergojnë se numri i personave të cilët largohen nga Shqipëria rritet nga dita në ditë.
Në studion e Fax News ditën e sotme ka qenë eksperti i ekonomisë Pano Soko, i cili ka folur për këtë fenomen kaq shqetësues për vendin.
Në fjalën e tij Soko tha se problemet e shpopullimit të Shqipërisë kanë nisur që prej vitit 1992.
“Popullisa shqiptare po vjen në ulje nga dita në ditë dhe shpopullimi do ta çoj këtë vënd drejt mosekzistencës. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë, popullsia shqiptare është shtuar me vetëm 769 vetë në rang Republike, ose rreth 70% më pak nga një vit më parë”, tha ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë faktorët janë të shumtë dhe kompleks pse po shpopullohet ky vend.
“Faktorët e gjithë kësaj situate janë komplekse. E para është emigracioni, i cili ka prodhuar dhe një risi të re, mungesa e lindjes së fëmijës. Numri i prindërve të cilët nuk preferojnë të lindin fëmijë është i lartë në të gjithë botën dhe kjo vjen për një sër arsyesh. Numri i ultë i martesave, dëshira për individualitet, dëshira për të mos marrë përgjegjësi. Dhe e dyta siç e thashë pas emigracionit është mungesa e lindjes së fëmijës. Por nuk është vetëm ky problem që haste në vendini tonë por edhe cilësia e njerëzve që po ikin. Janë moshat 32-36 vjeç, pra është cilësia më e mirë e popullsisë që po ikën. Mosha që ikën është mosha më produktive.
Këto janë zemra e funksionimit të një shoqërie. Pasi kjo është mosha ky individi kërkon të ardhura dhe mirqënie më të mirë. Largimi i kësaj moshe bën që të mungojë konsumi, taksa, këta përbëjnë barrën më të madhe të taksave, dhe kontributet me sigurimet shoqërore.
Problemet që do të hasen më vonë janë të shumta. Do t’i mungojnë konsumit duke bërë që konsumi të bjerë dhe bashkë me të dhe të ardhurat nga taksat që lidhen me të (TVSH, Akcizë, taksë doganore), këta nuk do derdhin tatim mbi të ardhurat, këta nuk do derdhin tatim në burim etj. E duke menduar që atëherë borxhi i qeverisë do jetë kthyer në hall, shpenzimet do të jenë rritur, të ardhurat do jenë në hall të madh, skema e rënduar e pensioneve do të kthehet në super peshë për supet e brishta të shtetit. Pra jo vetëm që skema do bjerë, por edhe buxheti i cili deri më sot ka kompensuar humbjet e skemës, nuk do ta bëjë dot më, sepse do të ketë hallet e veta.
A ikin vetëm për kushte ekonomike?
“Jo në fakt nuk është papunësia. Pas 2011 nuk janë vetëm për papunësinë, por ka dhe shumë faktor të tjerë. Ata që largohen janë njerëz të sukseshësm, sepse nuk shikojnë shpresë në Shqipëri. Janë njerëz me profesione shumë të mira, mjek, infermier, inxhinier, që marin rroga nga më të mirat, por largohen se nuk kanë shpresa se ky vend nuk bëhet. Këta njerëz që kanë rezultuar të sukseshsëm në Shqipëri do të jenë edhe jashtë shtetit”, është shprehur Soko.
(E.V/Faxweb.al)