Deklarata e kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për zhvendosjen e eshtrave të atdhetarit të madh dhe patriotit Hsan prishtina nga varrezat e dëshmorëve në Kukës për në Prishtinë, ka hapur një debat të madh.
Në një intervistë për ‘Fax News’ stërnipi i Hasan Prishtinës Mehmet Prishtina ka deklaruar se e kundërshton kërkesën e Kadri Veselit, duke e konsideruar si përçarëse dhe jo në frymën e bashkimit kombëtar, për të cilin luftoi aq shumë patrioti i madh Hasan prishtina.
Madje, Mehmet Prishtina u shpreh se politika u kthehet figurave historike kur ka probleme, duke përmendur edhe debatin për “kufijtë” që ka shpërthuer pas deklaratave të Thaçit.
“Absolutisht është e papranueshme kjo kërkesë e zotit Veseli e cila kërkon më shumë përçarje se bashkim kombëtar. Zoti Veseli mund ta ketë menduar në mënyrën e vet por eshtrat e Hasan Prishtinës janë riatdhesuar njëherë, në varrezat e dëshmorëve në Kukës. Ai, aty është simbol i bashkimit dhe i afrimit. Pëkundrazi do ta përshëndesja zotin veseli, nëse munden me hap këtu një muze për Hasan Prishtinën që të vizitohej nga të gjithë, por jo lëvizje eshtrash. Shqipëria me të drejtë mund të ndihet jo mirë për këtë gjest”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina, ndërsa kujtoi dhe rolin dhe e Hasan Prishtinës për çështjen kombëtare, si arkitekt i shpalljes së pavarësisë së bashku me Ismail Qemalin.
Duke e konsideruar të papranueshme kërkesën e veselit, Mehmet prishtina deklaroi se ai do të ngrinte zërin duke u bërë edhe thirrje institucioneve shqiptare që kjo gjë, lëvizja e eshtave, të mos ndodhë.
I pyetur se si e konsideronte trajtimin që i është bërë patriotit të madh nga shteti shqiptar, Prishtina nënvizoi faktin se zhvendosja e eshtrave nga Selaniku në Shqipëri në vitin 1977’ dhe varrosja në varrezat e dëshmorëve në Kukës tregon për nderin e madh që i është bërë.
“Unë ndjehem i lumtur që është krijuar një debat. Vetë fakti që në 77’ shteti shqiptar vendos dhe bart eshtrat nga Selaniku, në Kukës në varreza e dëshmorëve është një vlerësim i jashtëzakonshëm pastaj pavarësisht kohës dhe rrethanave që ka kaluar Shqipëria, mendoj që është nderuar me nderimet më të larta, dhe ai është personalitet”, tha Mehmet Prishtina.
Ai gjithashtu tha se kuksianët, dhe krejt veriu I Shqipërisë meritojnë ta kenë Hasan Prishtinën, pasi patrioti i madh në kohën më të vështirë gjeti strehim dhe mbështetje në këtë zonë.
intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)