14:36 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Instruktorët e palestrave: Ky është orari më i mirë për tu stërvitur dhe rënë nga pesha

19:24 | 17/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Instruktorët e palestrave: Ky është orari më i mirë për tu stërvitur dhe rënë nga pesha

A ja vlen me të vërtetë të çohesh një orë më parë se zakonisht për t’u stërvitur?

Të çohesh nga shtrati herët kur je i lodhur apo të shkosh në palestër pas pune kur je i rraskapitur mendërisht e fizikisht për disa është thuajse e pamundur. Si mund t’i bësh mirë ushtrimet kur mezi mban sytë hapur?!

Ekspertët e fitnesit kanë gjetur orën më të mirë të ditës për t’u stërvitur dhe për t’i qendruar besnik stërvitjes.

Pra cili orar është më i miri për t’u stërvitur?

Për shumicën e njerëzve, vendosja e të shkuarit në palestër nuk është çështje e vendosjes në peshore të të mirave që na vijnë nga stërvitja, por është çështje e të caktuarit të një ore të caktuar në rutinën e përditëshme.

Koha më e mirë për të shkuar në palestër është ora të cilën ti e di që do e ndjekësh. Ora që ti e di që do shkosh në stërvitje pa krijuar justifikime, pa patur pengesa dhe kur nuk je shumë i lodhur për t’u ushtruar. Kjo është shumë specifike për çdo njeri dhe ka të bëjë me njohjen e trupit tënd dhe stilit tënd të jetesës, pra nuk është një kohë specifike për të gjithë.

Sipas ekspertëve, nuk ka diferencë në shëndet nëse ti zgjedh të stërvitesh në mëngjes apo mbasdite, gjithçka e ke ti në dorë!

Cilat janë përparësitë e të ushtruarit në mëngjes?

Nëse je ende duke u menduar nëse do të bësh stërvitje në mëngjes apo mbasdite, mund të konsiderosh disa përparësi të të zgjuarit pak më herët në mëngjes.

Një nga arsyet kryesore përse sugjerohet zgjimi herët në mëngjes është sepse shmangen gjërat që na tërheqin vëmendjen apo hutimet. Nëse bëni stërvitje që në mëngjes shmanget mendimi të shkoj apo jo në palestër pas ditës së lodhshme të punës.

Gjithashtu nëse ju keni probleme me gjumin në darkë, atëherë është më mirë të shkoni në palestër në mëngjes. Nëse bëni stërvitje në darkë, rritja e temperaturës së trupit krijon më shumë vështirësi në të fjetur.

Por, kjo nuk vlen për të gjithë, nëse ju nuk keni probleme me të fjeturin, atherë nuk keni përse të bëni ndryshim në rutinë.

Si të përgatitem për stërvitjen e mëngjesit?

Të jemi realistë, ju nuk do zgjoheni që pa gdhirë dhe të hani një mëngjes të bollshëm para stërvitjes. Por, e mira është të hani diçka të vogël para se të ushtroheni dhe të hani mëngjes tamam mbas stërvitjes. Nuk ka problem edhe nëse stërviteni me barkun bosh, përsa kohë që kjo nuk ndikon në performancën tuaj dhe kur nuk keni nivele të ulta sheqeri.

Diçka e vogël që mund të hani para stërvitjes mund të jetë një lugë me gjalp kikiriku apo një banane.

Gjithashtu, stimulantë si kafeina para stërvitjes ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë gjatë ushtrimit.

Cilat janë përparësitë e stërvitjes mbasdite?

Është koha kur ti sa ke mbaruar punën, je i lodhur dhe për më tepër dikush mund të të ketë ftuar për një kafe dhe stërvitja është gjëja e fundit që të shkon ndër mend. Por ka të mira stërvitja e mbasdites?

Nëse stërvitesh mbasdite trupi është i furnizuar mirë me energji dhe mund të ushtrohesh më shumë se në mëngjes, gjithashtu mund të shërbejë dhe për të larguar të gjitha energjitë negative dhe stresin e një dite të lodhëshme.

Gjithashtu, nuk është ide e mirë nëse nuk mund të rregullosh orarin për të fjetur 7-9 orë të plota gjatë natës dhe të sakrifikosh orët e gjumit për t’u çuar në orën 5 të mëngjesit për stërvitje. Në raste kur nuk ngopesh tamam me gjumë, rriten nivelet e hormonit të stresit, kortizolit dhe për më tepër lodhja nga pagjumësia bën që të kesh më shumë oreks dhe mos të jesh në gjendje të mbash dietë

Pas

Nuk do t’i dalloni dot, njihuni me sozinë e Dua Lipës (Foto)

Para

“Pas Velinës nga Bashkia, Ministria këshillon evitimin e pickimeve të mushkonjave për të parandaluar ethet e Nilit”

Para
“Pas Velinës nga Bashkia, Ministria këshillon evitimin e pickimeve të mushkonjave për të parandaluar ethet e Nilit”

“Pas Velinës nga Bashkia, Ministria këshillon evitimin e pickimeve të mushkonjave për të parandaluar ethet e Nilit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.