Loohuis Albert, shtetasi gjerman që ishte në listën e të zhdukurve pas tragjedisë në Xhenova, është i gjallë dhe mirë. Ai ka telefonuar në numrin e dedikuar për emergjencat në prefekturë, dhe ka thënë se është gjallë dhe në shëndet të mire, raporton TGCom.
Telefonata është bërë mëngjesin e sotëm. Mbetet tashmë i zhdukur dhe pa gjurmë Mirko Vicini, punëtor në Amiu.
Sot u është dhënë lamtumira më një ceremoni shtetërore 18 prej viktimave të tragjedisë, mes tyre dhe dy shqiptarëve Marjus Djerri dhe Edi Bokrina. Ndërkohë një pjesë e familjarëve të viktimave të 41 personave nuk kanë pranuar ceremoni shtetërore. (B.H/Faxweb)