Ditën e djeshme, tre pedofilë, 2 prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pas zbulimit që policia i bëri aktivitetit të tyre. Ndërkohë që në media janë publikuar dhe fotot e tre abuzuesve.
Të tre personat e arrestuar dyshohet se gjatë periudhës 2016 -2017 kanë abuzuar seksualisht me fëmijë të mitur në veri të Greqisë.
Altin Gega 24 vjeç si dhe shoku i tij Jorgos Bulitsko 22 vjeç nga Shqipëria zhvillonin veprimtarinë e tyre kriminale në Makrohori të Verias duke i gjetur vajza të mitura 83-vjeçarit grek Dimitris Panitzidis.
Sipas policisë greke Altin Gega kishte lidhje me nënën e të miturve që abuzoheshin, Jorgo Bulicko ishte shoku i tij, ndërsa i moshuari ishte klient që paguante për të kryer marrëdhëniet me fëmijët.
Megjithëse policia e vendit fqinj nuk e ka bërë të ditur identitetin e nënës së të miturve, fakti më tronditës i kësaj ngjarjeje të rëndë është se të gjitha veprimet ndodhnin në dijeni të saj, kundrejt pagesës.
Të tre pedofilët dhe nëna janë arrestuar dhe ndodhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Publikimi i identitetit të tyre dhe fotografive është bërë me urdhër të Prokurorisë dhe do të qëndrojë në rrjet deri në fund të këtij viti, në mënyrë që policia të mund të marrë edhe dëshmi të tjera për të plotësuar dosjen penale të të katër të arrestuarve.
(E.K/FAXWEB.AL)