Këshilltari për çështjet ligjore në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka komentuar reagimin e policisë lidhur me ndalimin e biznesmenit Edmond Bego në Igumenicë.
Bardhi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shkruan se policia duhet të thotë nëseTaulant Balla ka qenë në Korfuz me Edmond Begën.
Statusi i plotë:
“U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!
Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?
Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!
Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!”
(E.V/Faxweb.al)