Një tjetër tragjedi ka prekur Italinë në orët e vona të pasdites së djeshme, ku humbën jetën 10 eskursionistë.
Ngjarja ndodhi në grykën e Raganellës në Civita në Parkun Pollino të Kalabrisë. Deri më tani raportohet se 23 eskursionistë kanë mundur që të shpëtojnë, ndërsa tre të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.
Grupi i eskursionistëve po eksploronte një ngushticë në parkun e Kalabrisë, kur u kapën në befasi nga ujërat që rritën me shpejtësi nivelin e tyre. Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës ndërsa janë angazhuar në operacion forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipe vullnetare shpëtimi.
Ngjarja po ndiqet nga afër nga kryeministri Conte, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim për të përcaktuar përgjegjësinë penale: ‘Ne duhet të hetojmë nëse njerëzit që shkuan në atë zonë u vunë ose jo në dijeni të situatës’ thanë prokurorët.
Ishin dy grupe udhëtarësh që u goditën nga përmbytja. Disa prej njerëzvë po ecnin përgjatë lumit,ndërsa të tjerë nëpër gryka dhe shpella. Ishin gjithsej 36 udhëtarë kryesisht nga Brescia, Bergamo, Milano të cilët ishin të ndarë në dy grupe me 18 persona.
#Raganello pic.twitter.com/ieSyFONhgz
— Gragiti(Gianluca Gr) (@gragiti) August 20, 2018
(E.K/FAXWEB.AL)