Një shtetas shqiptar 23 vjeç është arrestuar ditën e djeshme në aeroportin e Malpensas, në krahinën e Varese, i cili ishte shpallur në kërkim për varasje nga autoritete gjermane.
Mësohet se djali u ndalua në aeroprtin e Malpensas, ku oficerët vendosën të kryenin kontrolle të thella për pasagjerët që largoheshin, veçanërisht për destinacionet turistike.
23-vjeçari i cili nuk bëhet i ditur identiteti i tij, po përpiqej ti hipte avionit për tu kthyer në Tiranë.
Nga inspektimet e Policisë së Shtetit, doli që 23-vjeçari, jetonte në Aachen të Gjermanisë i cili aty kishte goditur me thikë pronarin e shtëpisë.
Pas një konflikti me pronarin e shtëpisë, ai e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar, duke u shpallur në kërkim nga auotritete gjermane.
(E.V/Faxweb.al)