Një telefonatë e nxjerrë ende në rrethanë të pasqaruara në internet ka shkaktuar furtunë reagimesh në rrjet.
Protagonist është presidenti i Lazios Klaudio Lotito, i cili flet me një person të panjohur, që ai e thërret Simone që me shumë gjasë është trajneri Inzagi, dhe kjo duket deri diku dhe nga biseda që bëhet.
Por ajo që ka shkaktuar reagime të shumta është mënyra dhe toni i lartë me të cilin i drejtohet presidenti bashkabiseduesit.
“Ta kam thënë, vendos unë, jo ti. Po ta them Simone, duhet të jem i sigurt se ai që nuk mund të luajë, nuk mund të luajë. Cili ndihet keq, ndihet keq. Duhet t’i sqarojmë gjërat. Ti gjithmonë ankohesh. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë se sa vlejnë të tjerët. Edhe Tare ta ka thënë, por ti bën sikur nuk kupton, do të bësh trajnerin.” – shprehet Lotito i acaruar.
Telefonata ka ndodhur pas humbjes së Lazios në kampionat përballë Napolit me rezultatin 2-1.
Ndërkohë klubi I Lazios ka reaguar në lidhje me telefonatën e publikuar dhe duke kërcënuar të ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që e publikuan bisedën.
(B.H/Faxweb)