Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i ka reaguar deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj pas lirimit të Edmond Begos nga gjykata greke, pasi ky i fundit ishte arrestuar në Igumenicë.
Vendimi për lirimin e Begos ka ardhur pas komunikimit me autoritetet italiane ku mësohet se ai nuk ishte i kërkuar prej këtij shteti pasi gjykatat shqiptare kishin bërë konvertimin e dënimit të gjykatës italiane.
Por arrestimi i tij trazoi politikën shqiptare ku PD akuzoi mazhorancën për favorizim të Begos i cili ishte dënuar për trafik droge në Itali.
Deputeti socialist pjerin Ndreu pas arrestimit të Begos përmes një reagimi në rrjetet sociale kishte deklaruar se Bego është lënë i lirë. Por doli që ai ishte ende në qeli.
Këtë deklaratë të deputetit socialist, Enkelejd Alibeaj e kishte quajtur një “Mashtrim të trashë” që nuk e shpëtonte Taulant Ballën.
Ndërkohë pas lirimit të Edmond Begos ditën e sotme, Pjerin Ndreu i ka reaguar deputetit demokrat ku shprehet se duroi deri sa u konfirmua ajo që kishte deklaruar për të reaguar, dhe e keqja sipas tij është tek çorba që gatoi në drejtësi PD.
Postimi i Pjerin Ndreut:
Enkeled Alibej, meqe me ke permend emrin, durova sa u konfirmua ajo qe thashe. Kthehu e interpreto vendimet e gjykates sipas asaj qe ke mesu ne magjistrature e jo ne qitapet e Saliut sic bere ! Me vjen keq miku im, por e keqja eshte te stani jot dhe corba qe gatuat ne drejtesi !
(B.H/Faxweb)