Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka folur në trajnimin me të rinjtë e LRI në Jalë për situatën aktuale në vend, ku ka akuzuar qeverinë se ka vrarë shpresën e të rinjve dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat alarmante të tkurrjes së popullsisë.
“Qeveria ka humbur sensin e realitetit. Ajo ka humbur sensin e shërbimit ndaj qytetarit. Shqipërise i duhet një qeveri me fytyrë humane e sociale. Kjo qeveri ka vrarë besimin për një jetë më të mirë dhe kjo reflektohet nga emigrimi masiv i shqiptarëve, veçanërisht i rinisë si dhe në shifrat alaramante të tkurrjes së popullsisë”, është shprehur Haxhinasto.
“Politikat fiskale të qeverisë kanë qellim të mbushin arkën e shtetit, duke u shpenzuar në mënyrë të papërgjegjgjshme, në vend që të shërbejë për investime publike dhe nxitjen e rritjes ekonomike. PPP nuk kanë transparence, as për burimin e financimit as per veprat ku investohen. Shqipëria ka prioritete të tjera infrastrukturore dhe detyrime ndërkombëtare për rrjetet infrastrukturore që vijnë nga Procesi i Berlinit”, shtoi ai.
Referuar debatit që ka shpërthyer për “ndryshim të kufijve” pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Haxhinasto deklaroi se kjo është kundër frymës europiane.
“Ndryshimi i kufijeve është kundra frymës europiane të integrimit dhe të të drejtave të qytetarëve. Shtetet etnikisht të pastra, të pamundura për tu krijuar në Ballkan. Përpjekjet për ti realizuar ato kanë përfunduar në gjakderdhje. Fokusi duhet të jetë te respektimi i të drejtave të komuniteteve etnike dhe jo te shkëmbimi i territoreve. Shkembimi i territoreve e largon Rajonin nga Europa”, ka deklaruar deputeti I LSI-së. (B.H/Faxweb)