17:15 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama reagon pas shkrimit të medias amerikane: Na akuzoni sa të doni…

20:07 | 24/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama reagon pas shkrimit të medias amerikane: Na akuzoni sa të doni…

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama përmes një reagimi në ‘Facebook’ ka reaguar rreth artikullit të gazetës amerikanë ‘Washington Time’.

Në shkrim ambasadori i mëparshëm i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu cilësohej si Car, i cili sipas Ëashington Time, ka mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros dhe ka punuar kundër presidentit amerikan Trump.

Por Rama në reagimin e tij e ka cilasuar artikullin si të paguar.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”, shkruan Rama.

Shkrimi i ‘Washington Time’:

Tirana, Albania-Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qëndrimet e çuditshme të këtij ambasadori.
Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.
Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.
Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Tëitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.
A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: ramashkrimi i madias amerikane
Pas

Aksident i rëndë në Librazhd, makina shtyp fëmijën 4 vjeçar

Para

Dhunuan për vdekje 56 vjeçarin në Korçë, policia arreston xhaxhain dhe dy nipat e tij (Emrat)

Para
Dhunuan për vdekje 56 vjeçarin në Korçë, policia arreston xhaxhain dhe dy nipat e tij (Emrat)

Dhunuan për vdekje 56 vjeçarin në Korçë, policia arreston xhaxhain dhe dy nipat e tij (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

I akuzuar për trafik droge në Spanjë, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

Atentatet ndaj Keir Starmer, autoritetet akuzojnë një tjetër person për zjarrvënie

Venezuela akuza Ekuadorit e Kolumbisë: Dërguan mafien shqiptare për të na sabotuar

Mbretëria e Bashkuar pezulloi negociatat, reagon Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin nga qeveria britanike

Qeveria ligj të ri për koncesionet, jo më bonus për ofertat e pakërkuara! Oferta dhe çmimet do publikohen me detyrim, krijohet njësia e zbatimit të kontratës

Itali/ Porositi drekë me peshk në restorant, shqiptarit i ‘servirin’ prangat në pjatancë! Arrestohet në sy të së dashurës që e strehonte, i dënuar me 6 vite burg për narkotrafik

Sot do festonte ditëlindjen/ Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën, ndërtojnë memorial në vendin ku u gjet trupi i pajetë! I ati: Gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë

Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

Çudira alla shqiptare, KQZ numëron më shumë vota sesa ka marrë nga diaspora!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.