13:51 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mes Bolton që i sheh shqiptarët si myslimanë të rrezikshëm që duhet të dominohen nga sllavët e krishterë dhe Angela Merkel

22:19 | 24/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mes Bolton që i sheh shqiptarët si myslimanë të rrezikshëm që duhet të dominohen nga sllavët e krishterë dhe Angela Merkel

Nga Enver Robelli

Kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës, John Bolton, i sheh shqiptarët vetëm si myslimanë të rrezikshëm. Me idenë e tij për ndarjen e Kosovës ai ka dy qëllime: përçarjen e Europës që personifikohet nga Angela Merkeli dhe dobësimin e faktorit politik shqiptar në Ballkan, i cili, sipas kësaj mendësie, duhet të dominohet nga sllavët kristianë. Vetëm politikanë me ambicie shkatërrimtare për Kosovën mund të bëhen pjesë e kësaj loje kriminale, prapa së cilës qëndron edhe Vladimir Putini.

Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave të kundërshtarëve të pavarësisë në ekipin e Donald Trumpit. Kjo administratë po ballafaqohet me probleme të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që Trump të përfundojë në procedurë shkarkimi. Këshilltari i tij John Bolton ka qenë me vite komentator i televizionit propagandistik rus «RT». Ka qenë kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës. Bashkë me Lawrence Eagleburger, ambasador shumëvjeçar në Jugosllavi dhe ministër i Jashtëm amerikan për një kohë të shkurtër në fillim të viteve ‘90, Bolton ka shkruar shkrime në media të parëndësishme amerikane kundër pavarësisë së Kosovës. Bolton i takon grupit të neokonservatorëve amerikanë që shqiptarët nuk i sheh si komb europian, por si myslimanë të ngjashëm me ata në Somali e Siri. Kaq e thjeshtë është bota e tij. Dhe kaq e rrezikshme. Bolton nuk ka asnjë interes në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Ai shqiptarët i sheh vetëm si myslimanë të rrezikshëm që duhet të dominohen nga sllavët (e krishterë) në Ballkan.

Skandali i vërtetë është se parlamenti i Kosovës nuk ia ka caktuar vijat e kuqe presidentit të Kosovës për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Debati për copëtimin e Kosovës është hapur dhe krejt partitë, edhe PDK e Hashim Thaçit, sillen si patat në mjegull. Sepse parlamenti dhe partitë ia kanë dhënë Thaçit një blankoçek për të lozur bixhoz me Kosovën, me të ardhmen e saj, me tërësinë e saj territoriale.

Tani është momenti i fundit për të marrë qëndrim: ose partitë dhe parlamenti në Kosovë janë për ndarjen e Kosovës (me partnerë John Boltonin, Aleksandar Vuçiqin, Millorad Dodikun e serbëve të Bosnjës, Kremlinin e Vladimir Putinit dhe me pensionistin austriak Wolfgang Petritsch, i cili për ndonjë honorar të majmë tregohet shumë elastik deri në rënie në gjunjë për aventura politike) – ose partitë dhe parlamenti në Kosovë pozicionohen qartë kundër ndarjes dhe në krah të Gjermanisë së Angela Merkelit dhe shumicës së shteteve të BE-së.

Ndarja e Kosovës nuk duhet të bëhet nëse Kosova jep mbi një të tretën e territorit për të marrë disa fshatra gati bosh në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Nëse Bolton po dëshiron të vizatojë kufijtë në Ballkan, atëherë me shqiptarë e ka lehtë: kufijtë e tyre etnikë nuk janë caktuar me gjenocid si në rastin e serbëve të Bosnjës. Qe 150 vjet viset shqiptare shkojnë duke u rrudhur. Përse të humbet një e treta e Kosovës dhe të pranohet që Maqedonia e Mali i Zi të mbajnë nën kontroll vendbanime të tëra me shqiptarë? Nëse për 40 mijë serbë hidhet në ajër Republika e Kosovës, me çfarë argumenti kërkohet që 500 mijë shqiptarë të Maqedonisë të përqafojnë multietnicitetin gjenial maqedonas, ku gjuha shqipe nuk guxon të përdoret as në Mbrëmjet Poetike të Strugës? Nëse Kosovës i merret Mitrovica (së paku gjysma), shumica e pasurive të Trepçës dhe liqeni i Gazivodës, a mund të pyesim: përse Ulqini të jenë pjesë e Malit të Zi? A mund të pyesim: a do të jetë pjesë e Kosovës tërë lugina e Preshevës apo vetëm disa fshatra të zbrazura në brezin kufitar Kosovë-Serbi?

Për klasën politike të Kosovës është çasti vendimtar të mbajë qëndrim. Kosova duhet të zgjedhë: me Boltonin apo me Merkelin? Ankesat se të gjitha të zezat këtij vendi po ia shkakton Hashim Thaçi nuk tingëllojnë më të besueshme. Janë shumica e partive politike që symbyllur ia kanë dhënë mandatin Thaçit për ta nxjerrë Kosovën në ankand. Tash – ose duhet të bëhen pjesë e lojërave të tij – ose të bëjnë politikë në mbrojtje të Kosovës së pandarë.

 

 

 

Etiketa: Enver Robelli
Pas

“Pamje apokaliptike”, Uragani në Hawaii fshinë gjithçka që i del para (FOTO-VIDEO)

Para

Kryemadhi: Fantazmat e komunizmit janë kthyer, po përballemi me diktaturën e drogës dhe të krimit

Para
Kryemadhi: Fantazmat e komunizmit janë kthyer, po përballemi me diktaturën e drogës dhe të krimit

Kryemadhi: Fantazmat e komunizmit janë kthyer, po përballemi me diktaturën e drogës dhe të krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.