Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u kap në Igumenicë ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri.
Eshte kryer kontroll i imtesishem në bashkëpunim me qenin anti-drogë. Poshtë sediljeve dhe në portat e mjetit u gjetën të fshehura 84 pako me 86 kg 230 gram marijuanë.
Mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34-vjeç, nga Lushnja. Lena rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Pater për falsifikim dokumentash.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athine, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
(E.V/Faxweb.al)