Është arrestuar në Moskë kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny. Lajmine ka dhënë sekretari I tij I shtypit Kira Yarmish.
Sipas Yarmish Aleksei Navalny është arrestuar para shtëpisë së tij. Ai ndodhet në një nga stacionet policore por arsyeja e arrestimit të tij është e paqartë.
Navalny, i cili është arrestuar dhe burgosur disa herë për organizimin e protestave të Kremlinit, u ndalua të konkurronte në zgjedhjet presidenciale të Rusisë më parë këtë vit.
42-vjeçari u dënua së fundi me 30 ditë burg në maj për rolin e tij në organizimin e protestave kombëtare kundër presidentit Vladimir Putin.
Ai kishte bërë thirrje për demonstrime në më shumë se 90 qytete nën moton “Putin nuk është cari ynë” për të protestuar ndaj asaj që ai thotë është sundimi autokratik i presidentit rus. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post