‘’27.2 miliardë leke!’’, kjo është shifra që ka shpenzuar qeveria Rama në pesë vite vetëm për bileta avioni për ë udhëtuar jashtë vendit.
Statistikat u referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit dhe janë publikuar nga deputeti demokrat Edi Paloka.
Ai shkruan se Kryeministri i vendit më të varfër në Europë dhe ‘që nuk e pëlqen luksin’ ka shpenzuar miliarda nga taksat e shqiptarëve vetëm për udhëtimet me avion.
Më poshtë postimi i plotë i Palokës dhe tabelat e Thesarit
Ja sa ka shpenzuar vetem per udhetimet me avion , nga taksat tona, kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, ai qe “nuk pelqen luksin dhe parate”. Keto jane te dhenat referuar pagesave te kryera nga Thesari. 2018 eshte vetem per keto muaj.