Rreth 125 kg marijuanë janë kapur sot në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar.
Burime konfidenciale nga policia e Igumenicës, e cila ende ska dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, bëjnë me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj, 24-vjec, lindur në Vlorë dhe Bledar Zotaj, 34-vjec, lindur në Greshkë. Nuk dihen ende detaje per operacionin.
Sasia e kapur prej 124 kg 660 gram ka qenë e ndarë në 77 pako e futur në canta. Droga është kapur në fshatin Leptokaria, Igumenicë. Bledar Zotaj rezulton person në kerkim, i arratisur në 19.03.2013 nga Burgu i Patras, ku vuante dënimin me 11 vjet burg për trafik droge.
(E.K/FAXWEB.AL)