Martin Dogani, është i mbijetuari i aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Arapaj të Fierit, ndërsa dy të afërmit e tij gjetën vdekjen pas përplasjes me një mjet që ecte me shpejtësi të lartë.
Ai tregon momentet e tmerrit dhe plagët e shumta që i janë shkaktuar në trup nga përplasja. Ai së bashku me dy të rinj të tjerë kanë qenë në trotuarin para një lokali në momentin kur u përplasën nga Amarildo Çalamani, i cili u arrestua më pas nga ana e policisë së Fierit.
Sipas Martin Doganit, drejtuesin e mjetit e ka pasur shok në shkollë, dhe thotë se ishte përpjekur që të frenonte, pa mundur dot që ta kontrollonte më tej mjetin.
‘’Ishim katër çuna xhaxhallarësh dhe po rrinim në trotuar, ikën njëri prej nesh. Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi. Amarildon e kam pasur shok shkolle, ka qenë çun i mirë, mosha e kupton, ka qenë me shpejtësi rreth 120-130 kilometra. Ne po qëndronim në trotuar mo burrë, po qeshnim”, shprehet i riu.
Ai apelon që drejtuesit e mjeteve të jenë më të kujdesshëm pasi kjo është një zonë e banuar, për të ecur me shpejtësi kaq të madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=Xl79b7wGNdM&feature=youtu.be
(E.K/FAXWEB.AL)